Ahmeti flet për arrestimin e zyrtares së Komunës së Prishtinës

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se një zyrtare e Komunës së Prishtinës është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se kishte lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

E arrestuara punonte në Zyrën për tatimin në pronë.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

I njëjti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në Komunën e Prishtinës, është gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

“Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore. Kam udhëzuar drejtoreshën e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat disiplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se nuk do të tolerojnë shkelje të tilla nga zyrtarët komuna pa marrë parasysh pozitat e pasojat.

Arrestohet zyrtarja e Komunës së Prishtinës