Foto: KALLXO.com

Ahmeti e Kurti diskutojnë rreth menaxhimit të situatës me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas pritjes që i bëri në komunë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, deklaroi se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit me fokus menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Diskutuam rreth zhvillimeve të fundit, me fokus menaxhimin e situatës më COVID dhe shkëmbyem informatat për përgatitjet e qeverisë sa i përket aspektit eknonomik. Unë e falenderoj Kurtin për vizitën, dhe besoj që këto që i diskutuam sot do të na duhen ditëve në vijim”, tha ai.

Në anën tjetër, Kurti e falendëroi Ahmetin për mikpritjen.

“Diskutuam sesi mund të ja dalim nga pasojat në këtë krizë, biseduam për pakon për rimëkëmbjen ekonomike, por edhe për lehtësimin e masave. Si qeveri në detyrë bashkëpunojmë me të gjitha komunat, e në veçanti me Prishtinën, andaj edhe gjatë muajit qershor ne do të bashkrendohemi që liberalizimi i masave të jetë efikas dhe vigjilenca e shtuar”, tha Kurti.

Albin Kurti viziton Komunën e Prishtinës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 28 mai 2020