Ahmeti: Do të qeras me kafe të gjithë qytetarët që rrinë në shtëpi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka premtuar qytetarëve se pasi që të përfundojë situata pandemike do t’i “qerasë” me kafe, në këmbim që ata të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë së ky veprim i tij mund të jetë i kushtueshëm por që më vonë do t’i vendosë kriterët për shpërndarjen e tyre.

“O veç le të kryhet pandemia, krejt kush ka nejt në shpi ka një kafe prej meje e ka. Wait, nashta shtrenjtë krejt kjo punë. I qesim do kritere më vonë por kryesorja rri nShpi. Ska opcion më të sigurtë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, të martën.

Deri më tani 63 raste me coronavirus janë konfirmuar në Kosovë.