Ilustrim

Ahmeti dhe Abdixhiku nënshkruajnë momerandum për ‘Hyrjen e Prishtinës’

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot kanë nënshkruar një memorandum për ‘Hyrjen e Prishtinës’

Sipas njoftimit, ky memorandum përfshin reailizimin e projekteve infrastrukturore si gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik, ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në këtë lagje, si dhe përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor në Veternik.

Financues i projekteve është Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe kap shifrën e 1 milion e 500 mijë eurove.