Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

Ahmetaj: Shkurtimi i buxhetit të KQZ-së rrezikon organizimin e zgjedhjeve lokale 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka deklaruar se shkurtimi i buxhetit që i është bërë KQZ-së, do të rrezikojë në masë të madhe organizimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në fundin  e vitit 2021.

Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka theksuar se buxheti u është shkurtuar në vlerën prej 3 milionë e 366 mijë e 451 euro.

“Shkurtimet buxhetore për vitin 2021 ndikojnë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që i bie se buxheti është shkurtuar  në vlerën prej 3 milionë e 366 mijë e 451 euro. Konsiderojmë se ky buxhet e rrezikon në masë të madhe organizimin e procesit zgjedhor që do të planifikohet për mbajtjen e zgjedhjeve 2021”, ka thënë ai

“Kemi kërkuar si institucion që në kufijtë final të parashihet buxheti i aprovuar i KQZ-së”, ka shtuar Ahmetaj.

Zgjedhjet e rregullta lokale për kryetarë të komunave të Kosovës dhe për asambletë komunale do të mbahen në fund të vitit 2021.