Ahmet Morina – Krasniqit: Je vetëm me bo gafa

Në emisionin “Jeta në Komunë”, ish-kandidati për kryetar të Malishevës, Nexhat Krasniqi ka thënë se drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina nuk ka kualifikime për këtë post.

“Kur jemi te infrastruktura, drejtori i Urbanizmit që është këtu që është ekspert nga një punëtor teknik ka bërë kualifikime dhe ka përfunduar në Drejtori të Urbanizmit, nuk e di nëse ka diplomë, por e di që merret me urbanizëm të Malishevës”, tha ai.

Kurse, Morina i reagoi atij duke i thënë se ai është i thirrur vetëm për gafa, duke theksuar se ka kualifikime.

“Po du mi tregu zotërisë që qasje në këtë farë pune nuk ka veç është i thirrur me bë gafa. Për shkak se unë  kam qenë në Fakultet të Historisë, ndërsa tash jam master i Emergjencës”, tha Morina.

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të ballafaqohet me premtimet e vitit 2017.

Begaj do të flas për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.

Të ftuar në studio janë: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste. Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile.

.