Ilustrim

Ahengje e pishina të hapura në Pejë, arrestohen të dyshuarit për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Policia në Pejë ka arrestuar disa persona të dyshuar për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Disa persona janë arrestuar dje në Pejë për mosrespektim të masave të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës ndaj COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona kishin pranuar më shumë se 50 persona nëpër pishina.

Njëri nga të dyshuarit kishte pranuar mbi 300 persona ndërsa tjetri rreth 100 të tillë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Arrestime pati edhe personat të cilët organizuar ahengë familjarë dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë.

Dy personat e dyshuar për organizime të tillë u arrestuan dhe rasti po shkon në procedurë të rregullt.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka marrë vendim që të ndalohet hapja e pishinave të hapura, si dhe tubimet publike duke përfshirë organizimet e ahengjeve familjare.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19