Qyteti i Suherekës

Aheng në pandemi, arrestime në Suharekë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Në fshatin Peqan të Suharekës një person kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ahengu është ndërprerë dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 minuta.

Edhe në fshatin Greikoc të po së njejtës komunë është arrestuar dje një person për mosrespektim të masave anti- Covid.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë marrë vendim që ahengjet të organizohet me vetëm 50 persona, të cilët duhet të respektojnë masat për vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19