Ilustrim

Aheng familjar në Mitrovicë, sekuestrohet një pistoletë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka intervenuar në një aheng familjar që po mbahej mbrëmë në fshatin Frashër i Vogël në Mitrovicë.

Aty forcat e rendit sekuestruan një pistoletë me 7 copë fishekë.

Për këtë u arrestua një i dyshuar.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 28 gëzhoja të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.