Ilustrim

Aheng familjar në kohë pandemie, policia konfiskon një armë

Një armë është kofiskuar gjatë ditës së sotme në një ahenc familjar të mbajtur në kohë pandemie në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac-Skenderaj.
Pas këtij informacioni, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku po mbahej një aheng familjar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi bazën e informacionit fillestar kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë të shkurt ( revole) me gaz, një karikator, dy fishek dhe katër gëzhoja”, thuhet në njoftimit e policisë.

Tutje është bërë e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S.X., 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në aheng familjar.
“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.