Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agreta Gecaj - Gashi merr “timonin” drejtues të bordit të ShSKUK-së

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës tash e tutje do të udhëhiqet nga Agreta Gecaj  – Gashi.

“Pas mandatit një vjeçar tani automatikisht kalon tek përfaqësuesi tjetër i Bordit, me vendim të Qeverisë kur është themelu Bordi i tanishëm i ShSKUK-së në fund të marsit”, tha për KALLXO.com ish drejtuesi i deritashëm i Bordit, Xhevat Jakupi.

Ai tani është antarë i bordit të ShSKUK, i cili për anëtar ka edhe Aida Rexhepin përfaqësuese nga QKSUK-ja, Naim Hoxhën përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme, Vjollca Kadolli përfaqësuese nga Asociacioni i Komunave, dhe Enver Gashi drejtor financiar / ekspert i ekonomisë dhe menaxhmentit shëndetësor.

Gecaj – Gashi do të qëndroj në krye të bordit të ShSKUK-së për një vit.