Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK. FOTO: AGK/Facebook.

AGK thirrje për mospengim të punës së gazetarëve ditën e zgjedhjeve

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), u ka bërë thirrje politikanëve e zyrtarëve të tjerë shtetërorë dhe qytetarëve për respektim dhe mospengim të punës së gazetarëve. 

Secilën përpjekje për të frikësuar, censuruar apo penguar gazetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre, AGK-ja e ka konsideruar të papranueshme dhe që cënon të drejtën e qytetarëve për informim të drejtë dhe në kohë reale. 

Ata, po ashtu u kanë bërë  thirrje edhe  gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve mediale që të bartin me vete ID-të identifikuese të punës, ku tregohet se janë punonjës medialë, si dhe, nëse i kanë në dispozicion, t’i mbajnë të veshur jelekët me mbishkrimin PRESS.

“Çdo rast i cenimit të punës së gazetarëve mund të raportohet në: [email protected] në drejtim të gazetarëve, janë sulme mbi lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, rrjedhimisht në demokracinë e vendit”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më 08.02.2025. 

Ndërsa, AGK-ja shkruan se do të jetë në dispozicion të anëtarëve të vet gjatë ditës së zgjedhjeve dhe se do të monitorojë nga afër sigurinë e gazetarëve në teren.