AGK, telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Avni Shabani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dërguar një telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Avni Shabani.

AGK ka theksuar se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit të sportit të Radio Televizionit të Kosovës, Avni Shabani.

“Shabani ishte shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në punë. Ai ishte gazetar shumëvjeçar në gazetën Rilindja, pastaj në Radio Kosovë, ku realizoi intervista, kronika e transmetime të shumta për sportin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 12:00, në fshatin Sazli të Ferizajt”, thuhet në telegram.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Vdes gazetari Avni Shabani