AGK shprehet e shqetësuar për hapjen e televizionit nga LVV

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tyre për hapjen e Televizionit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në facebook, AGK thotë se një formë e tillë e funskionimit të televizionit nuk është gazetari.

“Themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike është i dëmshëm për lirinë e medieve. Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari”, ka shkruar AGK.

Gjithashtu në këtë shkrim është theksuar edhe reagimi I Federatës Evropiane të Gazetarisë të publikuar në Tëitter.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federates, njofton AGK.

Lëvizje Vetëvendosje është subjekti i parë në Kosovë i cili ka hapë televizion të vetin.

Hapja e këtij televizioni është bëri i ditur nga vetë kjo parti.

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin