Bekë Berisha - Foto: KALLXO.com

AGK: Sharjet e deputetit Bekë Berisha ndaj gazetarit Labinot Balaj, veprim i turpshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar ashpër gjuhën “fyese dhe denigruese” që është përdorur ndaj gazetarit Labinot Balaj nga debuteti i AAK-së, Bekë Berisha.

AGK-ja përmes një njoftimi thekson se me mbishkrimin “Taksen s’bA me hjekë”, Balaj kishte shpërndarë një lajm në Facebook, ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së ish-kryesueses së Telekomit të Kosovës.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka telefonuar Balajn e më pas edhe e ka sharë në mënyrë banale në një bisedë në Facebook. Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një zyrtar shtetëror është fyerje për të gjithë gazetarët në vend dhe cenon lirinë e shprehjes së tyre”, thekson Asociacioni.

AGK i bën thirrje Berishës dhe partisë që ai përfaqëson, AAK-së që të distancohen nga kjo qasje e papranueshme ndaj gaztarëve.

“Secili zyrtar shtetëror dhe gjithë të tjerët që mund të jenë subjekt i shkrimeve të gazetarëve, t’i trajtojnë këta të fundit me respekt e dinjitet për punën që bëjnë dhe nëse kanë vërejtje t’i drejtojnë ato tek institucionet përgjegjëse”, thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës me 19 shkurt ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës, kryesuese në të cilin ka qenë gruaja e deputetit Bekë Berisha.

#SafeJournalistsAGK: Sharjet e deputetit Bekë Berisha ndaj gazetarit Labinot Balaj, veprim i turpshëmPRISHTINË,…

Publiée par Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK sur Samedi 29 février 2020