AGK reagon pas sulmit ndaj ekipit të KOHËS në Zveçan

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur se po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në katër komunat veriore nga ku po raportojnë ekipet e mediave.

AGK ka përmendur se një veturë e ekipit të Koha është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por thonë se askush nuk është i lënduar.

AGK-ja u bën thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale.

AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë.

Që nga mesdita, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri