AGK për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës: Të merren masa për të siguruar gazetarët
19.12.2022 - 14:46
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë shprehur të shqetësuar për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës nga disa persona të maskuar në Zubin Potok.
AGK potencon se ky është sulmi i tretë në drejtim të mediave, duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre gjatë raportimeve.
AGK-ja, po ashtu bëri thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.