Ilustrim

AGK: Numri i kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve është rritur

Numri i kërcënimeve dhe sulmeve në drejtim të gazetarëve e mediave, të raportuara në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka shënuar rritje përgjatë vitit 2021.

Kështu ka bërë të ditur AGK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas të dhënave të tyre, në vitin 2019 janë raportuar 21 raste, në 2020 janë 24 raste. Kurse në vitin 2021 janë lajmëruar 29 raste nga gazetarët.

AGK ka inkurajuar të gjithë kolegët që të vazhdojnë raportimin profesional, dhe të raportojnë në Asociacion shkeljet e Ligjit të Punës, si dhe pengimet, kërcënimet apo sulmet përgjatë ushtrimit të profesionit.