AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Llukman Halili

Asociacioni i Gazetareve të Kosovës(AGK) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.

Halili kishte një karrierë në fushën e medias dhe politikës ndërsa kishte punuar edhe në RTP.

“Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës.  AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili”, thuhet në fund të njoftimin të organizatës.