AGK ndan 4 çmime vjetore për gazetari
Në kushte pandemie u ndanë sot katër çmime në fushën e gazetarisë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Çmimin për Ekonomi “Ibrahim Rexhepi” e fitoi redaktori i KALLXO.com, Visar Prebreza dhe kryeredaktorja Jeta Xharrra me emisionin “Jeta në Kosovë” për hulumtimin “Monopoli me dritë të diellit-ZRrE dhe Devolli.
Visar Prebreza tregoi për vështirësitë në zbulimin e skemave të fshehta të bizneseve.
“Ka qenë një skemë jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar. Ka qene e vështirët të zbulojmë parat e taksapaguesve të Kosovës që shkuan në duart e oligarkëve” tha Prebreza.
Ky hulumtim ishte realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” , i mbështetur nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
Dy çmimet ad hoc për gazetari në pandemi u ndanë për gazetaren Jehona Zhitia nga Radiotelevizioni i Kosovës.
“Ne vazhduam të raportojmë edhe duke rrezikuar shëndetin tonë” tha Zhitia.
Çmimin tjetër ad hoc e fitoi gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Uka.
Përmes nje videoje, Uka e cila gjendet e karantinuar falënderoi për çmimin dhe kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes me shëndetin.
Çmimin për Fuqizimin e Gruas e fitoi Donika Lamaxhema për artikullin hulumtues “Jeta e padukshme e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në “periferi.”
Ajo tha se me këtë çmim është munduar të ngris zërin e grave dhe vajzave nga komuniteti joshumicë të cilat fatkeqësisht janë të diskriminuara.
Vlora Tuzi-Nushi kryeuese e UN Women në Kosovë tha se gazetarët rangohen në të njëjtën vijë me punonjësit shëndetësor gjatë pandemisë.
Ajo specifikoi punën e gazetareve gjatë pandemisë të cilat fituan çmimet për pandeminë.
Shefi i misionit të OSCE-së në Kosovë, Jan Braathu përmes një video-konference falënderoj të gjithë gazetarët të cilët kanë arritur të bëjnë punën e tyre me profesionalizsm edhe në situatat të rënduar nga pandemia.
Këto çmime u ndanë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë (OSBE) dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave (UNWomen).