AGK mirëpret Vendimin e Gjykatës për dënimin e Dalibor Spasiqit për sulmin ndaj gazetarit Burim Zariqi në Zveçan

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur Vendimin e Gjykatës së Mitrovicës, e cila e shpalli fajtor Dalibor Spasiqin, për “sulmin ndaj gazetarit të Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi”, gjatë trazirave në veri, në maj të vitit 2023.

KALLXO.com raportoi se Dalibor Spasiq u dënua më 13.02.2025, me 10 mijë euro gjobë për veprat penale: “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm”.

AGK më tej thekson se pas Vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i pandehuri Burim Zariqi u kishte bërë thirrje gazetarëve që të raportojnë rastet e sulmeve në drejtim të tyre dhe u bëri thirrje institucioneve të Drejtësisë që t’i trajtojnë ato me prioritet.

“I bëj thirrje institucioneve të Drejtësisë që të marrin parasysh dhe me urgjencë t’i trajtojnë të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, sepse vetëm kështu jepet mesazh se puna e gazetarëve nuk duhet të pengohet e aq më tepër të ketë sulme ndaj tyre.” – citohet të ketë thënë gazetari Zariqi.

AGK e ka cilësuar këtë Vendim të Gjykatës një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias.

Gazetari i Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi, më 31.05.2023, ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë përcjellës së protestës në Zveçan.

Gazetarit Zariqi i është thënë fillimisht të mos xhirojë, e më pas protestuesit i kanë shkuar nga mbrapa, duke e sulmuar në bark.

Përveç disa gazetarëve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej tyre rëndë pasi u sulmuan në Zveçan në maj të 2023-tës gjatë protestës së dhunshme të qytetarëve serbë, të cilët nuk pranonin që Kryetarët shqiptarë të Komunave të vendoseshin në objektet komunale.

KFOR ka kërkuar që të mbahen përgjegjës sulmuesit e tyre, derisa ka vlerësuar se sulmet ishin të paprovokuara dhe se ishin krejtësisht të papranueshme.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa të dyshuar për sulmin ndaj tyre dhe ndaj KFOR-it.

Tensionet në veri të vendit në maj të 2023-tës pasuan me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24.09.2024, nga grupi i armatosur serb në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosoëvs.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, tashmë hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për këtë sulm, më 11.09.2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur Aktakuzë ndaj 45 personave, mbi të cilët rëndojnë veprat penale, për: “terrorizëm”, “financim terrorizmi” dhe “shpëlarje e parasë”.