Antarët e Bordit të AGK-së, Foto:AGK, Facebook

AGK-ja rikthen çmimet vjetore të gazetarisë

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka marrë vendim që t’i kthejë Çmimet Vjetore të Gazetarisë.

“Anëtarët prezent unanimisht votuan për t’i kthyer Çmimet Vjetore të Gazetarisë, çmime këto që do të bëhen publike ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje të AGK-së kanë qenë prezentë shtatë nga nëntë anëtarët e bordit.

Tutje, është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për aktivitetet e mbajtura gjatë muajit nëntor, me theks të veçantë për fushatën e organizuar për “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.