AGK-ja reagon për sulmin kibernetik ndaj 'Buletinit Ekonomik'

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas janë njoftuar për sulmin kibernetik të ndaj faqeve të “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter” në Facebook.

Këto dy faqe nga data 25 shkurt nuk janë më në menaxhim nga pronarët e portalit, por në pronësi nga sulmuesit kibernetik.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa AGK-ja ka  bërë thirrje që ky rast të trajtohet më prioritet.

“AGK-ja thekson nevojën e reagimit të menjëhershëm të organeve të rendit në këto raste në mënyrë që të mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit”, thuhet në reagim.