AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës ndaj mediave.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato ‘ndërmarrje të përbashkëta kriminale’”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

AGK ka përshkruar edhe deklaratën e Sadriut e cila më pas është fshirë nga faqja e tij.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1,200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë, thuhet n♪7 reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, sipas AGK-së në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.

 

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj disa personave që sipas tij e akuzojnë presidenten për abuzim të taksave qytetare.

Sipas Kupinës, Osmani ka qenë e kujdesshme me kuletën e shtetit gjatë kohës sa ka qenë Kryetare e Kuvendit dhe gjatë pozitës aktuale si presidente e vendit.