AGK: Intervistimi i drejtorit të ‘Insajderit’ shkelje e skajshme e ligjeve që mbrojnë gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas intervistimit të drejtorit të portalit “Insajderi.org”, Parim Olluri.

AGK ka shkruar se është duke përcjellë me shqetësim ngjarjet e zhvilluara pas publikimeve të gazetës Insajderi.

“Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, drejtor i gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bën thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve”, thuhet tutje në reagim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sqaron rastin për hetimet e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”