AGK i reagon Ramush Haradinaj pasi i quajti “zagarë” gazetarët që raportuan nga Uashingtoni

Të pa papranueshme e ka cilësuar gjuhën e kreut të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, drejtuar gazetarëve.

Haradinaj mbrëmë në një nga emisionet televizive në vend i ka quajtur  “zagarë”, gazetarët që kanë raportuar nga Uashingtoni për marrëveshjen Kosovë-Serbi. 

““Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, shihi statuset…”, ka thënë ai.

AGK përmes një postimi në facebook ka thënë se është shqetësues fakti që gazetarët janë pre e linçimeve të tilla.

“AGK u bën thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe liderëve politikë që të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve ndaj tyre. Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet në njoftim.