Foto: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës/ Facebook

AGK dënon sulmin ndaj portalit Veriu.info në Mitrovicë 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin, të cilin thotë se u bë ndaj portalit Veriu.info.

Sipas AGK-së, persona të panjohur, kanë thyer xhamat e zyrave të redaksisë së këtij portali. 

AGK-ja shkruan se ky sulm, në ditën e fundit te fushatës zgjedhore, është tentativë për të frikësuar dhe për të penguar punën e gazetarëve në Kosovë. 

Përmes njoftimit të publikuar, sot më 08.02.2025, AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët dhe t’i sjellë ata para drejtësisë. 

“Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre”- shkuan AGK.