AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarëve të Gazetës Express

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar kërcënimin që pretendohet se është kryer nga Naser Gashi, i njohur si Naser Qeli, ndaj redaksisë së Gazetës Express.

Gazeta Express pretendon se të shtunën në mbrëmje Naser Gashi ka hyrë në redaksinë e Gazetës Express dhe ka kërcënuar redaksinë për shkak të një shkrimi të publikuar për ish  – bashkëshorten e tij.

AGK ka ftuar organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast dhe kërcënuesi të dalë para drejtësisë.

“Dënimet e merituara duhet të jenë të pashmangshme në të gjitha rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve”, ka shkruar AGK në Facebook.

Sipas AGK-së, kërcënimet me vrasje ndaj gazetarëve janë veprime të paprecedentë dhe duhet të trajtohen me seriozitet.