AGK dënon kërcënimin ndaj gazetares së KALLXO.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj gazetares së KALLXO.com në kohën kur ajo po monitoronte një rast të fajdesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Organizata që mbron dhe promovon të drejtat e gazetarëve ka kërkuar që rasti të hetohet sa më shpejtë nga Policia dhe të merren masa të menjëhershme.

“Rikujtojmë se ky është rasti i dytë kur gazetarët pengohen gjatë monitorimit të seancave gjyqësore andaj sërish i bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë si në sistemin e drejtësisë ashtu dhe në të gjitha fushat tjera që të ndalin presionin, ofendimet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e AGK-së.

Sot gjatë ditës, KALLXO.com raporti për kërcënimin e monitorueses së Gjykatave për rajonin e Gjakovës.

Para shpalljes së aktgjykimit në rastin ku Sylë Shala po akuzohet për fajde, i njëjti ka kërkuar nga mediat e pranishme që të mos fotografojnë dhe të shkruajnë me iniciale, përkundër që një gjë e tillë nuk është kërkuar nga Gjykata.

Si rrjedhojë, pasi që monitoruesja e KALLXO.com ka vazhduar me kryerjen e detyrave të saj, njëri nga shoqëruesit e të akuzuarit i është drejtuar monitoruesve  me fjalët “nëse kta dojn me pas jetën e lumtur mos t ‘fotografojnë”, duke kërcënuar qartazi dhe duke tentuar të pengojë punën e monitorueses.

realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre, monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe informimin e publikut në lidhje me menaxhimin e drejtësisë.

Si rrjedhojë, monitoruesja e KALLXO.com e ka raportuar rastin në Policinë e Gjakovës e cila ka mbajtur një shënim zyrtar.

Dy organizatat themeluese të KALLXO.com InterneësKosova dhe BIRN Kosova, duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë rast, kërkojnë hetimin e shpejtë të këtij rasti nga përgjegjësit në Gjakovë.

Gjithashtu, kërkojmë nga Gjykata Themelore e Gjakovës, që të krijojë kushtet e nevojshme për punë të monitoruesve ashtu që monitorimi të kryhet i papenguar dhe i pa kushtëzuar nga palët në procedurë apo kushdo tjetër brenda objektit të Gjykatës.

Kërcënohet gazetarja e KALLXO.com

 

wwww.kallxo.com