AGK dënon kërcënimet e zyrtares ndaj gazetarit të KALLXO.com

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_____________________________________________________________________________

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet e zyrtares së Komunës së Fushë-Kosovës, Hasime Qyqalla, ndaj gazetarit të KALLXO.com, Behar Mustafa.

“AGK-ja, u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve dhe personave me ndikim, të përmbahen nga kërcënimet dhe deklaratat e tilla në drejtim të gazetarëve, ngaqë narrativat e tilla, e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe tundin themelet e demokracisë” – thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka inkurajuar gazetarët që të vazhdojnë me raportimet e tyre të drejta dhe të mos bien pre e kërcënimeve të tilla dhe ka rikujtuar se në Kosovë shpifja është e dekriminalizuar.

Hulumtuesi i KALLXO.com është duke e hulumtuar një kontratë përmes së cilës zyrtarja e Komunës së Fushë-Kosovës, znj. Hasime Qyqalla, ia kishte dhuruar djalit të saj një pronë në Fushë-Kosovë.

Zyrtarja pas paralajmërimit ka kërkuar të dhënat e gazetarit me paralajmërimin që emrin do ta vendosë në kallëzim penal.

Kërcënimi i gazetarëve me ndjekje penale është tentativë për t’i vënë gazetarët në situata të presionit.

Gjatë ditës, gazetari i ka telefonuar zyrtares për t’i marrë versionin e saj për procesin e ndryshimeve në këtë pronë ndërsa e njëjta ka paralajmëruar se për telefonatën ajo do të paraqesë kallëzim penal me arsyetim se është shqetësuar.