AGK dënon fushatën linçuese kundër kryeredaktores së Periskopit, Dafina Demakut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fushatën linçuese kundër Dafina Demakut, kryeredaktore e portalit Periskopi dhe analiste e rregullt në televizionin KTV.

AGK ka thënë se Demaku ka njoftuar për këtë fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok.

Sipas Asociacionit në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”.

AGK-ja tha se e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, e cila e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj.

Njëherësh, AGK-ja ka ftuar organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.