
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shpërndau mirënjohje për sinjalizuesit nëpër institucionet publike
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka mbajtur sot ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve për Zyrtarët Përgjegjës në kuadër të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.
Drejtori i kësaj Agjencie, Ylli Buleshkaj, ka thënë se nga sot do të fillojë një traditë e re për shpërndarjen e mirënjohjeve, për sinjalizuesit nëpër institucionet publike që sinjalizojnë rastet e korrupsionit.
“Ne sot fillojmë një traditë të re që deri tani nuk e kemi bërë. zyrtarët që trajtojmë në së shumti raste të sinjamizimit pa marrë paraysh përfundimin do të marrin mirënjohje” – thaBuleshkaj.
Ai u shpreh se puna e mbrojtjes së sinjalizuesit përveç që është e rëndësishme, edhe kontribuon në integritetin e institucioneve në përgjithësi.
“Si Agjenci e pranojmë që nuk është bërë e mundur aq sa duhet por zotohemi se do të bëhet më shumë” – tha drejtori Buleshkaj.
Ai tutje theksoi se sinjalizuesit duhet të njihen si kampion të interesit publik.
Ndërkaq, mirënjohje u nda për zyrtarin Labinot Sadiku, zyrtar përgjegjës për sinjalizim nga Korporata Energjetike e Kosovës për të cilin u tha se vitin e kaluar ka trajtuar mbi 27 raste.
“Jam krenar që jam pjesë e një ekipi që ngrit zërin kundër korrpupsionit dhe padrejtësive” – tha Sadiku.
Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi kolektive e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve.
Po ashtu, mirënjohje morri edhe zyrtarja Trendelina Qorraj nga Ministria e Drejtësisë, e cila vitin e kaluar ka trajtuar rreth 24 raste.
“Po shohim për ditë më shumë interesim që palët t’i shaplosin pretendimet e tyre” – tha Qorraj.
“Inkurajoj zyrtarët publik që të mos hezitojnë të shpalosin informacione që cënojnë interesin publik” – shtoi ajo.
Gjatë komferencës u përmend se mirënjohje ka marrë edhe një zyrtare nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, por e cila nuk ishte sot prezente.