Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit alarmon për rrrezikun nga zjarret në pyje - FOTO

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” përmes një njoftimi kanë bërë thirrje për kujdes dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret.

“Me këtë rast shprehim falënderim dhe mirënjohje për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe sot, në ditën e tretë të rastit, qe nga orët e hershme të mëngjesit kanë qenë në prezent në vendin e ngjarjes me numër të shtuar të pjesëtarëve të tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, është falënderuar edhe KFOR-i, të cilët gjatë ditës se djeshme dhe sot kanë intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.