Agjencia Kundër Korrupsion planifikon strategji të re për kontrollin e pasurisë së deklaruar

Drejtori i Agjensisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, sot ka raportuar para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Havolli tha se janë duke planikfikuar strategji të re në kontrollimin e pasurisë së deklaruar të zyrtarëve publik ku çdo vit do të kontrolloheshin institucione të ndryshme, pasi që sipas tij nga shorti që përzgjedhen zyrtarët që do të deklarojnë pasurinë, disa po mbeten jashtë këtij procesi.

“Një vit të kontrollohet i tëri kuvendi, një vit të tërë ministritë, tjetrin agjensitë publike, që të kontrollohen të gjitha, të këtë një rotacion, të mos mbetet askush pa u kontrolluar. Dikush ka 4-5 herë po kontrollohet, ndërsa dikush askush.“Ne kemi pranuar informata se janë ngritur 93 aktakuza që janë ngritur këtë vit. Sa i përket deklarimit kanë pasur të drejtë të deklarojnë pasurinë 4900 zyrtarë, ndërsa e kanë deklaruar 4759”, tha ai.

Drejtori i Agjensisë Kundër Korrupsionit theksoi se  në plotësim ndryshimin e ligjit për këtë agjensi është përfshirë edhe deklarimi i pasurisë nga mbi 1000 zyrtarë policor si dhe nga mjeket e profesorët.

“Është planikfuar që mbi 1000 zyrtarë policorë të deklarohen, profesorët si dhe mjekët, janë në draft të ligjit që është punu, por me rënien e vazhdueshme të qeverisë nuk ka mundur të shkojë më tutje”, sqaron ai.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, propozoi se pozitat e zyrtarëve publikë të ekspozur ndaj korrupsionit të përcaktohen me ligj.

“ Është mirë të kemi parasysh që, pozitat e ekspozuara  ndaj korrupsionit të jenë pjesë e hetimve vjetore të përcaktohen se cilat janë ato pozita  që janë të ekspuara të zyrtarve”, tha ai.

Ndërkaq Havolli jepi edhe disa detaje se çfarë pritet të përfshihet në ndryshimet e ligjit për Agjensinë Kundër Korrupsionit.

” Do të merren disa kompetenca  shtesë, gjithashtu edhe financimi mbi subjektet politike. Do ta kemi të drejtën e vlersimit antikorrupsion në nivel kombëtar por edhe në atë sektoral.Do të definohen edhe disa çshtje dhe në bashkëpunimin me policinë, AKI-në due prokurorinë, cili është roli i agjensisë në hetime”,  shtoi ai.