Agjencia Kundër Korrupsion ankohet për dhomat e serverëve që janë stërvjetruar

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ku u shaplos raporti për vitin 2019 i Agjencisë Kundër Korrupsion dhe RTK-së, Shaip Havolli, drejtor i AKK-së tha se buxheti është realizuar sipas planifikimit kurse u ankua për dhomat e serverëve që janë shumë të vjetra.

“AKK si organizatë buxhetore e ka realizuar shpenzimin buxhetor 100 për qind, kurse kemi pasur shtim për shtatë pozita. Sa i përket mallrave buxheti është shpenzuar 74 për qind, shpenzime komunale rreth 44 për qind, kjo për shkak të procedurave të prokurimit”, tha ai.

Kemi një fond nga UNDP për krijim të formularëve online pasi dhoma e serverëve është shumë e vjetër. Deklaruesit kanë pasur probleme ku sistemi në agjenci nuk ka pasur kapacitet të ruaj të dhënat dhe jemi detyruar t’i thërrasim fizikisht për deklarim të pasurisë. Synojmë që të gjitha llojet e monitorimeve t’i digjitalizojmë”, shtoi Havolli.

Kurse, sa i përket auditorëve, Havolli tha se nuk ka pasur gjetje të mëdha.