Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agjencia e Statistikave të Kosovës rikthehet në Kryeministri

Qeveria e Kosovës ka rikthyer Agjencinë e Statistikave të Kosovës nën Zyrën e Kryeministrit.

Kjo Agjenci kjo vepruar në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve që nga viti 2020.

“ASK punën e saj e saj e ka filluar që nga viti 1948 kurse që nga viti 2011 ka funksionuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Rikthimi është në linjë me standardet ndërkombëtare dhe kërkon që agjencionet e tilla kërkojnë më shumë pavarësi në kuadër të ekzekutivit dhe legjislativit. Ju ftoj të votoni për rikthimin e Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është votuar edhe ndryshimi i programit legjislativ për vitin 2022 duke shtuar disa projektligje.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në programin legjislativ do të shtohen edhe katër projektligj të cilat synohet të votohen në Qeveri në pjesën e fundit të vitit.

“Shtohen në program legjislativ projektligji për inspektoratin e arsimit, projektligji për performancën energjetike në ndërtesa, projektligji për planifikim hapësinor dhe projektligji për inspektime shëndetësore”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj ku po shqyrtohen në rend dite një sërë çështjesh të ndryshme.