Agjencia e Shoqërisë së Informacionit flet për mosfunksionimin e ueb-faqeve të disa institucioneve

Ueb-faqet zyrtare të disa ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore të Kosovës kanë rënë nga sistemi.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se ueb-faqet janë jashtë funksionit për shkak të një problemi teknik në infrastrukturën e sistemeve të informacionit.

“Lidhur me ketë, stafi teknik i Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit ka identifikuar problemin dhe është duke punuar në evitimin e këtij problemi dhe se shpejti këto ueb faqe do të kthehen në funksion”, ka thënë AShI për KALLXO.com.

Faqja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë duke punuar.

Nga Ministria e Arsimit thanë për KALLXO.com se janë duke punuar që ta rikthejnë sistemin.

Po ashtu faqet zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Insitucionit të Avokatit të Popullit si dhe Inspektoratit Policor të Kosovës janë jashtë funksionit.

Bien nga sistemi disa ueb-faqe të institucioneve shtetërore Kosovës