Agjencia e Kosovës për Akreditim prezantohet si storie suksesi nga 'CEENQA'

Agjencia e Kosovës  për Akreditimit  është prezantuar si storie suksesi nga Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (CEENQA).

“Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (CEENQA), për herë të dytë brenda gjashtë muajsh, edhe në muajin korrik 2021, e ka prezantuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) si storie të suksesit në menaxhimin e procesit të akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftimin e AKA.

Tutje është bërë e ditur se CEENQA në revistën e muajit korrik 2021, e ka vlerësuar lartë përfundimin e procesit të akreditimit të 239 programeve akademike në Kosovë, përkundër shumë kufizimeve në kohë pandemie.

“CEENQA e ka prezantuar punën e suksesshme të AKA-së në këto fusha: Draftimin e Ligjit për AKA-në;  Përgatitjen e Planit Strategjik;  Përgatitjen e procedurave të monitorimit të IAL-ve;  Inicimin e procesit të rishikimin e standardeve bachelor dhe master; Përfitimin e projekti Fulbright për dizajnimin e digjitalizimit të AKA-së; Transparencën dhe llogaridhënien; Bashkëpunimin dhe përkrahjen nga donatorët evropianë dhe amerikanë; dhe Përfitimin e projektit të binjakëzimit të AKA-së me Agjencinë homologe të Austrisë”, thuhet në njoftim.