Agim Veliu - FOTO KALLXO

Agim Veliu: Vjosa Osmani ka kohë që punon kundër Lidhjes Demokratike

Ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se Vjosa Osmani, kryeparlamentarja e Kuvendit njëherit edhe ish anëtare e LDK-së, ka kohë që ‘vetëm me trup është në LDK’ , ndërsa me punë është kundër saj.

“Nuk e besoj që mund të ndajë dikush Lidhjen Demokratike e aq më pak Vjosa Osmani, e cila ka kohë që punon kundër LDK-së, ka kohë që ajo është jashtë Lidhjes Demokratike me punë dhe veprime ndërsa me trup ka qenë me Lidhjen Demokratike deri tash”, është shprehur Veliu.

Ai tutje ka theksuar se nga LDK mund të ndahen vetëm individ, por LDK është vështirë të ndahet.

“Në Lidhjen Demokratike deri tash është tregu edhe historikisht që nuk mund të ndaj askush, nga LDK mund të ndahen individ kush do qofshin ata por LDK është vështirë të ndahet. LDK është tepër e organizuar me një histori të gjatë të veprimit është parti politike që i ka qëndruar shumë stuhive”, ka shtuar Veliu.