Agim Veliu - LDK

Agim Veliu: Sot të përfundojë procesi, LDK nuk heq dorë nga kryeparlamentari

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka thënë që janë duke pritur një përgjigje nga VV-ja për ofertën e tyre të fundit në të cilën kanë kërkuar kryeparlamentarin si dhe zotimin për president.

“Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh që do ti kemi dy ministri, nuk e di çfarë varianti është ai, ne po presim nga VV që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jon është kryeparlamentari, 5 ministri si dhe zotimi për president”, tha Veliu.

Veliu para gazetarëve tha që LDK-ja nuk zmbrapset nga oferta e fundit, duke shtuar që e ardhmja e koalicionit LVV-LDK duhet të definohet sot.

“Kjo është oferta jon që ende qëndron, dhe nuk e besoj që dikush e kundërshton sepse është vendim i organeve të LDK-së. Gjasat janë që do të ketë takim. Unë mendoj që ky proces duhet të mbyllet sepse çfarëdo epilogu që të ketë, duhet të ketë kohë për disa punë dhe detyra që na presin, qoftë ai pozitiv, qoftë epilogu tjetër edhe në rastin tjetër duhet të ketë kohë VV-ja që ti shfrytëzoj opsionet dhe të shikoj oferta të tjera, mendoj që sot duhet të kryet ky proces dhe LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit”, theksoi Veliu.

LVV-ja dhe LDK-ja pritet të takohen sot, edhe pse ende nuk dihet koha e saktë, këto dy parti janë zotuar që të bashkohen të për arritur ‘koalicionin e shpresës’, mirëpo ndarja e posteve ka bërë që bisedimet mes këtyre dy partive të ‘ngrihen’.

Mustafa: Po bëjmë përpjekje për marrëveshje