
Agim Veliu: Nuk kam pasur asnjë ftesë nga dikush në LDK që të marrë pjesë në tubime elektorale
Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Veliu ka thënë se gjatë dy rundeve të zgjedhjeve lokale nuk ka marrë asnjë ftesë nga bashkëpartiakët për të qenë pjesë e tubimeve zgjedhore.
Veliu i cili në qershor u shkarkua nga pozita e kryetarit të degës, tha se ka pas zëra që nëse ai bëhet pjesë e tubimeve me qytetarë gjatë zgjedhjeve lokale, do t’ia humb zgjedhjet LDK-së në Podujevë.
“As një ftesë nuk e kam pas nga askush, as nga kryetari aktual as nga kandidati për kryetar, as nga udhëheqësi i shtabit qendror e as ai lokal që të marrë pjesë në një tubim elektoral në, as në rundin e parë as të dytë. Madje ka pas zëra që Agim Veliu nuk duhet të vijë në tubime sepse nëse vjen na humb zgjedhjet”, tha ai në emisionin Debat Plus në Dukagjin.
Veliu tha se ka bërë ankesë në lidhje me shkarkimin nga pozita e kryetarit të degës por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
Lumir Abdixhiku ia lë ‘shenjën e pestë’ Agim Veliut, e ‘shkarkon’ edhe në Podujevë