Agim Veliu - FOTO KALLXO

Agim Veliu merr detyrën e të parit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Agim Veliu është i zgjedhuri nga ana e LDK-së për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe ceremonia e pranim- dorëzimit të postit të drejtuesit të këtij institucioni.

Ish-ministri i kaluar, Ekrem Mustafa i dorëzoi detyrën tashmë ministrit të ri Agim Veliu.

Pasi që Ministria e Administratës Publike është bashkuar me MPB-në, në këtë ceremoni dorëzimin e detyrës e bëri edhe ish-ministri Mahir Yagcilar.

Te dy ish-ministrat Mustafa dhe Yagcilar i kanë uruar Veliut detyrën e re në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.

“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ish-ministrat për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.