Agim Veliu - LDK
Agim Veliu: LDK ka folur, presim deklarimin e Vetëvendosjes
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se janë në pritje të deklarimit nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj ofertës së tyre.
Këto komente Veliu i bëri nga Velania, ku një delegacion i LDK-së ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes së tij.
“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të deklarohet, përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë Veliu para gazetarëve.
Sot prej orës 14:00, LDK do të mbledhë kryesinë për të diskutuar mbi zhvillimet politike, pas dekretimit të Albin Kurtit nga presidenti Thaçi si mandatar për qeverinë e re.
“Nuk mund të predikoj çka do të vendos kryesia, është çështje e kryesisë, mirëpo oferta jonë është ajo që është dhënë, është ofertë parimore edhe kryesia e LDK-së do të qëndroi aty ku është”, ka thënë kryetari i Podujevës nga LDK.
Ndryshe, dy partitë edhe pas më shumë se 100 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, nuk kanë arritur një ujdi për bashkëqeverisje.
LDK ka kërkuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës deri në marrjen e postit të presidentit ndërsa LVV i ka ofruar 6 ministri dhe postin e presidentit.
LIVEHomazhet në përvjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova
Publiée par Kallxo.com sur Mardi 21 janvier 2020
.