Agim Veliu komenton propozimin e Anton Qunit

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se është i papranueshëm propozimi i Anton Qunit bërë kryeministrit, Albin Kurti.

Anton Quni gjatë seancës ku diskutohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i propozoi kryeministrit që të kthejë në detyrë të ministrit Agim Veliun në mënyrë që të tërhiqet mocioni i iniciuar nga LDK.

Por, me këtë ide të Qunit nuk është pajtuar Agim Veliu.

“Jo, nuk është as i pranueshëm as nuk ka autorizim Anton Quni të bëjë propozime të tilla në seancën e Kuvendit të Kosovës kur është duke u zhvilluar debat për mocionin”, tha ai për KALLXO.com.

“Nuk pranohet propozomi, është i papranueshëm për LDK-në ai propozim. Ky është qëndrim i LDK-së. Ne e kemi qëndrimin e tonë si kryesi. Kryesia e LDK-së ka marrë vendim me ngritë mocion dhe nuk ka kurrkush autorizim gjatë kësaj faze që të japë kurrfarë oferte që nuk është e LDK-së”, deklaroi ai.

I pyetur nëse do të pranonte Kurti që ai të kthehet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administrës Publike, Veliu e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk jam unë pjesë e këtyre konspiracioneve. Nuk jam pjesë  këtyre kombimeve”, tha ai.

 

Anton Quni del me ofertë të re për Albin Kurtin për ta tërhequr mocionin