Foto: Arkiv

Agim Veliu komenton largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka ‘thumbuar’ kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin për largimin e saj nga LDK si dhe mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, rasti i Osmanit si Kryepalamentare pa parti nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të këtë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, ka shkruar Veliu.

Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK-ja ka kandiduar me Vjosa Osmanin si kryeministre për t’u renditur e dyta.

Mirëpo për shkak të përplasjeve në partinë e Isa Mustafës si dhe për shkak të mosmarrëveshjeve ,Osmani  është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në këtë parti.

Dje në një deklarim publik kryeparlajmentarja Osmani, ka thënë se me LDK-në i ka ndarë rrugët duke e lënë kështu të hapur mundësinë e bashkëpunimit me VV-në.

Vjosa Osmani ndahet nga LDK, flet për bashkëpunimin me VV-në në të ardhmen