Foto: Agim Veliu/Facebook

Agim Veliu kërkon nga LDK-ja në Podujevë mobilizim për zgjedhjet parlamentare

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka kërkuar rritje të angazhimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, nga kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Podujevë.

“Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Veliu ka thënë se do të punojnë për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës.

“Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, thuhet në publikimin e tij.

LDK-ja ka humbur qeverisjen në Podujevë, pasi këtë komunë e fitoi Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 29 nëntorit 2020.

Ndërkaq, Agim Veliu do të mbetet ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme Qeverinë Hoti dhe kërkoi shkuarjen në zgjedhje të reja.