Agim Veliu - foto Facebook

Agim Veliu humb garën me LVV-në edhe në Bradash, fshatin e tij

Në fshatin Bradash, të Komunës së Podujevës ku është vendlindja e ish kryetarit të kësaj komune Agim Veliu, tashmë prinë Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë fshat, ishin tri vendvotime. Në dy prej tyre prinë LVV, kurse në njërin nga to prinë LDK.

Lëvizja Vetëvendosje në fshatin e Agim Velit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ka marrë 578 vota, apo 183 vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 395 vota.

Në vendvotimin 1807E/01R prinë Lëvizja Vetëvendosje me 212 vota apo 51.71 për qind kurse  LDK me 125 vota apo 30.49 për qind.

Në vendvotimin 1807E/02R, LVV prin me 236 vota apo 59.45 për qind, ndërsa LDK-ja me 127 vota apo 31.99 për qind.

Kurse në vendvotimin 1807E/03D prinë LDK-ja me 143 vota apo 40.28 për qind, ndërsa LVV ka fituar 130 vota apo 36.62 për qind.

Sa i përket nivelit komunal LVV prinë në ish bastionin e LDK-së me 59.45 për qind apo 23.062 vota. Kurse LDK-ja me 24.14 për qind apo 9.366 vota.

Rezultatet preliminare të KQZ-së në Podujevë mund t’i gjeni në këtë LINK.