
Agim Krasniqi, Zëvendësministër i Financave dhe Transfereve
Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave
24.2.2021 - 14:31
Agim Krasniqi është emëruar ministër në detyrë i Financave, pasi Hykmete Bajrami sot ka kërkuar të lirhet nga detyra e ministres.
Emërimin në pozitën e ministrit në detyrë të Financave e konfirmoi për KALLXO.com, vetë Krasniqi.
“Ministrja ka kërkuar lirim nga detyra, tash derisa të vjen ministri i ri e ushtroj këtë detyrë. Unë jam emëruar ministër në detyrë me vendim të kryeministrit”, tha ai.
Hykmete Bajrami dorëhiqet nga pozita e ministres së Financave