Agim Çeku ftohet nga Specialja për intervistim si i dyshuar

Ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, vetë Çeku.

“Po është e vërtetë. Jam ftuar për tu intervistuar në cilësinë të dyshuarit. Do të udhëtoj më 28 shtator”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Specialja ka njoftuar se Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë akuzuar për krime lufte.