Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Agim Bahtiri thotë se është kërcënuar për disa ditë radhazi
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka deklaruar se për disa ditë radhazi është kërcënuar.
Ai ka shtuar se pavarësisht kërcënimeve, nuk do të ndalet në punën e tij si kryetar komune.
“Falënderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcënimeve që kam marrë për disa ditë radhazi. Mijëra mesazhe përkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës. Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
“Pavarësisht kërcënimeve dhe çfarëdo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune”, thuhet në publikimin e tij.
KALLXO.com para katër ditëve ka raportuar, se Policia e Kosovës është vënë në mbrojtje të shtëpisë së kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, pas njoftimit se ai ka pranuar një kërcënim.